Nga salla e Parlamentit, deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se duke u nisur nga fleta e votimit, duket se Balla, Murrizi, Stojku e Musai kanë rëndë dakord me Ramën për të kaluar ndryshimet kushtetuese.
“Na është ofruar një fletë votimi që është kundër procedurave demokratike. Pa e diskutuar pa e bërë pjesë të debatit. Duket sikur Taulant Balla, dhe Myslim Murri e Stojku e Musai kanë rënë dakord me zotin Rama për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese. Nuk kam dashur në këtë 1 vit e gjysmë të përmend emra…,” u shpreh Alimadhi.
Lexo edhe: Murrizi thirrje Ballës: Pas ndryshimeve kushtetuese, të depolitizojmë administratën