Alibeaj tërhoqi ankimimin për statutin e PD, reagon Berisha

schedule12:38 - 17 Janar, 2023

schedule 12:38 - 17 Janar, 2023

TIRANË – “Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit” është ky reagimi që vjen nga Sali Berisha, pasi Enkelejd Alibeaj tërhoqi ankimimin për statutin e PD.

“Vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive. Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.

Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.” -u shpreh Berisha.

Sakaq grupi Alibeaj, ka kërkuar në Apel përshpejtimin e ankimimit për vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njeh Kuvendit e 11 dhjetorit nga Rithemelimi./abcnews.al