Alibeaj takon gratë me probleme ekonomike në Roskovec: Plani i PD mundëson arsimimin e fëmijëve falas

schedule20:01 - 14 Mars, 2021

schedule 20:01 - 14 Mars, 2021

Kordinatori politik i Partisë Demokratike për qarkun Fier Enkelejd Alibeaj është takuar sot me disa gra me probleme  ekonomike si dhe biznese në Roskovec.

Suzana Cjapi nga Suk 2 Roskovec ka 3 femijë jetimë. Ndihmën ekonomike nuk e merr prej 5 vitesh.

Alibeaj i ka ofruar mbështetjen duke garantuar arsimimin e fëmijëve falas sipas programit të publikuar nga PD.

“Pushtetarët tallen dhe nuk më lënë të takoj kryetaren e bashkisë duke më gënjyer cdo të enjte që ajo ka pritje. Punë nuk më japin me se do ti rris dhe arsimoj 3 jetimë. Nuk kam lekë të paguaj internetin pasi fëmijët e kanë shkollën online”, shprehet Suzana me lot në sy dhe e dëshpëruar përballë fëmijëve të saj të vegjël.

Alibeaj shprehu keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet kjo familje por edhe shumë të tjera në bashkinë Roskovec.