Alibeaj: Rama me deklaratat e tij tentoi të ndërhyjë në veprimtarinë e SPAK

schedule11:39 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:39 - 1 Korrik, 2022

Në Komisionin e Ligjeve, teksa diskutohet rezoluta për vlerësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin për ndërhyrjen e politikës në drejtësi.

Alibeaj iu referua deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë për SPAK. Demokrati u shpreh se Rama me deklaratat e tij tentoi të ndërhyjë në veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij këto veprime rrënojnë besimin e publikut dhe theksoi se ata si anëtarë komisionit të ligjeve duhet të ndalojnë çdo sinjal të ndërhyrjes në drejtësi dhe të marrin masat.

“Një nga çështjet që pretendoi të zgjidhte reforma ishte distancimi i politikës nga drejtësia. Ati ndërhyrje, ato dalje të kryeministrit, ministrit të drejtësisë për çështje konkrete për të injektuar jo vetëm në publik por edhe në radhët e SPAK faktin që qeveria është ai që monitoron sistemin rrënon besimin e  njerëzve te drejtësia.

Të gjithë e dimë që institucionet e pavarura marrin identitetin e tyre nga besimi i publikut që ato veprojnë në mënyrë të pavarur. Është standard moral që eksponentë të politikës nuk duhet të artikulojnë asgjë në publik.

Kryeministri dhe ministri e kanë bërë këtë pas asnjë lloj skrupulli. Tani na del ne në detyrë dhe përballë marrëdhënies që ky parlament duhet të krijojë me sistemin e drejtësisë, duhet të jemi jo vetëm të vetëfrenuar dhe të përmbysin kërkesën, të heqim çfarëdo lloj sinjali të ndërhyrjes politike në drejtësi. Të kërkojmë të merren masat që për ndërhyrje të tilla që bëhen, duhet të marrim masat.

Në këtë rezolutë që zoti Majko lexoi kjo temë e debatohet duhet të pasqyrohet. Do të duhet edhe të përpilohet edhe rekomandimet përkatëse”, tha Alibeaj. g.v/abcnews.al