“Alibeaj nuk mund të ecë përpara me tezën e anti berishizmit”, Kulluri: Simbolika e zyrave tregon dobësi

schedule17:47 - 20 Mars, 2023

schedule 17:47 - 20 Mars, 2023

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në News Line në Abc News, tha se grupimi i Enkelejd Alibeajt nuk frymëzon njerëz. Në intervistën me gazetaren Viol Xhafaj, Kulluri theksoi se teza e tij për të qenë kundër Sali Berishës nuk mjafton për të ecur përpara dhe për të pasur një rezultat pozitiv në zgjedhje.

“Krahu i Alibeajt do ta ketë të vështirë për të gjetur komisionerë. Kështu që e shikoj të vështirë sepse ka edhe një problem nuk është një grupim që frymëzon njerëz. Të jesh anti Berishë, më shumë shkon majtas. Të jesh një parti e djathtë, veçse anti Berishë është një pengesë e madhe për Alibeajn. Nuk mjafton kjo për të nisur një grupim politik.”, tha Kulluri.

Sipas tij, simbolika e zyrave tregon dobësinë e Alibeajt.

“Pavarësisht se Berisha nuk fiton dot zgjedhjet, do të marrë shumë pak bashki por kjo nuk do të thotë se krahu i Alibeajt po bën gjënë e duhur. Nuk është antiberishizmi tezë për të ecur përpara. Nuk ka projekt politik. Që kur kanë pranuar të hynë në një apartament apo dyqan edhe nuk shkojmë të marrin selinë tregon dobësinë e Alibeajt.”, shtoi Kulluri. /abcnews.al