Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj në mbledhjen e grupit të PD-së, flet për financimet nga Paraguaji: Synimi i vetëm bashkimi i demokratëve

schedule13:25 - 12 Prill, 2022

schedule 13:25 - 12 Prill, 2022

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj  këtë të martë ka reaguar për herë të parë  për akuzat se ai mbështetet dhe financohet nga një person nga Paraguaji. Alibeaj në një prononcim për mediat i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.

“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së”, ka thënë  Alibeaj.

Ndërkohë në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj është shprehur se qëllimi i vetëm është bashkimi i demokratëve.

Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë edhe politikan edhe të pa korruptuar dhe shantazhuar. Jemi në mbledhje, që synimin e vetëm që ka bashkimin e demokratëve. Pas kërkesës se kolegeve u mbledh sot grupi”, ka thënë ndër të tjera Alibeaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!