Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar të PD, ditën e nesërme në orën 09:00.
Deputetët janë njoftuar përmes një mesazhi që ka mbërritur në grupin e PD, ku përfshihen të gjithë deputetët.
Pas vendimit të Gjykatës e cila ka njohur ndryshimet në statut të propozuara nga Kuvendi i Berishës, Komisioni i Rithemelimit është kthyer në seli.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar këtë javë do të ketë mbledhje të të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar. Selia blu pritet t’i rikthehet aktivitetit politik, ku vijimi i aksionit politik do të përcaktohet nga grupi parlamentar.
/abcnews.al