Vijon prej disa orësh seanca plenare e kësaj të enjteje, ndërs anuk kanë munguar debatet e forta. Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen nënkryetares Ermonela Felaj.
Sipas tij, sa herë që seanca drejtohet nga kjo e fundit ndodhin incidente në Kuvend. Alibeaj iu referua faktit se më herët nënkryetarja nuk i dha fjalën deputetit Helidon Bushati, çka solli që ky i fundit të bllokonte foltoren për disa minuta. Kryetari i grupit demokrat kërkoi që të respektohej prej saj rregullorja e Kuvendit.
Enkelejd Alibeaj: Sa herë që ulesh ti aty ndodhin vetëm incidente në këtë sallë. Nuk e kuptoj çfarë frustrimi ke ti kur je aty. Kur je aty je e Kuvendit të shqiptarëve. Mundohu që në aparencë të zbatosh rregulloren. Është e drejta parlamentare e parlamentarizmit replika. Shyqyr që është Fadili, atë që donte ta thoshte Bushati e tha Fadili, bravo Fadili.
Ermonela Felaj: Ju siguroj se rregullorja do të lexohet ashtu siç shkruhet jo siç e doni ju të lexohet. /abcnews.al