Alibali: PD me 2 koka, po krijohen dy parti, Basha hoqi dorë nga lufta partizane

schedule12:53 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:53 - 6 Dhjetor, 2021

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha e zhvilluar virtualisht me emigrantët në Amerikë, për analistin Neritan Alibali ishte një instrument propagandistik për delegatët që nuk kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të propozuar më 11 dhjetor.

Foltorja e Berishës në Amerikë e dështuar. Foltoja në Amerikë ishte për demokratët për ata që s’janë pozicionuar me foltoren e Berishës. Ishte instrument propagandistik për ata delegatë që s’kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit. Nëse do kishin personalitete do ishte shumë më mirë dhe më efektive për Foltoren”, tha Alibali në ABC Live.

Situata në të cilën është PD pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i partisë, me kërkesë të SHBA, sipas Alibalit duhet të kishte ndodhur 8 vite më parë. I ftuar në Abc Live analisti ka shprehur një qasje ndryshe duke dhënë se nuk e shikon shkatërruese për PD këtë situatë por si të shëndetshme. Aktualisht PD, sipas tij ka dy koka, njëra revolucionare dhe tjetra institucionale.

“Kjo ngjarje që po ndodh sot duhet të kishte ndodhur 8 vite më parë. Tani PD i ngjan 2 kokëve, sepse po krijohen 2 parti. Unë e shoh të shëndetshme, për mua nuk është shkatërrimi i PD dhe i opozitës, është e shëndetshme.  Kjo mund të përfundojë me 2 parti të ndryshme me një kokë. Sot kemi një PD revolucionare të udhëhequr nga Berisha dhe një tjetër institucionale të Bashës. Nga ana tjetër kemi partinë që sot është zyrtare e cila ka hequr dorë nga lufta partizane, dalja nga parlamenti protestat e fuqishme dhe tani ka vendosur, ose në perceptimin e ndaj është vendosur që rruga e vetme për të marrë pushtetin është rruga përmes votës së lirë. Nëse Berisha ka thënë se mbledhim 100 mijë veta me 11, Basha thotë se ne nëpërmjet iniciativave në parlament do arrijmë që në zgjedhjet e ardhshme do ta mundim kundërshtarin”, tha analisti.

Deputeti i PD Flamur Hoxha u shpreh se demokratët duhet të bashkohen e të jetë pjesë e së tërës. Sipas tij mbledhja e një Kuvendi bëhet në rrugë institucionale.

“Duhet ti ndajmë pak gjërat, sepse ndonjëherë mbivendosim dhe duhet ti ndajmë. Siç u tha u nis foltorja për demokraci të brendshme parti më të hapur më të fortë. Pastaj kaluan më tej do bëhem unë kryetari i PD. Ne jemi në PD. Dhe nëse gjithsekush nga ne ka të drejtë të mbledhë kuvend s’mund ta mbledhë jashtë pd. Nëse çdo përfaqësues politik do të bëjë  një kuvend është i detyruar në rrugë institucionale të paraqesë firmat. Unë mendoj që demokratët bashkohen edhe në rrugë edhe  në pallat të kongreseve por duhet të jenë pjesë e së tërës, pjesë e PD”, tha Hoxha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!