Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba lëshoi një model të ri të Inteligjencës Artificiale të mërkurën dhe pretendon se e kalon rivalin e tij DeepSeek.
Njoftimi vjen pasi start-upi kinez i AI DeepSeek tronditi tregjet të hënën – në SHBA dhe Evropë – pasi kompania pretendoi se AI i saj është më kosto-efektive dhe performon më mirë se modelet kryesore amerikane, shkruajnë mediat e huaja.
Investitorët do të vëzhgojnë se si do të zhvillohet kërkimi i dominimit të AI, ndërsa konkurrenca midis titanëve të teknologjisë vazhdon të rritet.
Kujtojmë se pas përditësimit të DeepSeek, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se përparimi ishte “një thirrje zgjimi” për kompanitë amerikane të teknologjisë.
Ai shprehu megjithatë besimin se kompanitë e teknologjisë amerikane do të ruajnë dominimin në industrinë e AI.