Alibaba gjobitet me miliarda dollarë, arsyeja pse

schedule13:22 - 10 Prill, 2021

schedule 13:22 - 10 Prill, 2021

Kompania kineze e shitjeve online Alibaba , është gjobitur me një shumë rekord prej 2.55 miliardë dollarësh.

Rregullatorët e Kinës thasë se gjiganti i shitjeve në internet kishte abuzuar me pozicionin re tij dominues në treg për disa vjet.

Në një deklaratë, kompania tha se e pranon vendimin dhe që do të sigurojë pajtueshmëri me të.

Analistët thonë se gjoba tregon që Kina synon të lëvizë kundër platformave të internetit.

Megjithëse nuk njihet shumë jashtë Kinës, brenda vendit Alibaba është një gjigant shitjesh online. Kompania është Amazon-i i Kinës dhe shitjet me pakicë janë aktiviteti i saj kryesor./e.b-abcnews.al