“Edukata në Gjyq” ka qenë tema e emisionit në mërkurën në mbrëmje në emisionin “Bardh a Zi” në Abc.
Artisti Robert Aliaj Dragot tha se familja ka një pjesë shumë të rëndësishme të eudikit të fëmijëve, duke theksuar se fëmija është pasqyrë e prindit.
“Familja të çon deri diku, por duhet të kuptosh se shoqëria luan rol vendimtar. Njerëzit duhet të kenë si mision në jetë përgjegjësinë. Kënaqem kur dëgjoj djalin tim, ka shumë abiuzime në media, prandaj erdha këtu meqë është edhe familja. Çfarë jam unë? Pasqyra ime është djali im”, tha Dragot në “Bardh a Zi”. /Abcnews.al/