Aliaj: Modelet televizive japin shembull të keq te fëmijët

schedule21:57 - 16 Mars, 2022

schedule 21:57 - 16 Mars, 2022

Artisti Robert Aliaj Dragot, deklaroi në emisionin ‘Bardh a Zi’ në Abc, ndërsa diskutohej tema ‘Edukata në Gjyq’, se modelet televizive janë një shembull shumë i keq për të rinjtë.

Ai tha se femrat në veçanti japin një mesazh të gabuar, pasi sipas tij edhe zhveshja duhet të ketë një stil.

Ka një problem të madh në televizionet shqiptare të cilat unë i kam konstatuar dhe vazhdimisht e kam vënë në evidencë atë pakënaqësinë time në fillim si prind, që është e pamundur që këto lloj modelesh femërore në veçanti por edhe meshkujt delirantë që japin, por në veçanti pothuajse të zhveshura, ok do thoni që unë jam old fashion, ka edhe ajo e zhveshura ka pak stil, ku janë femra pa mend në kokë, ku janë femra ku nuk i dihet çfarë kanë bërë. Edhe unë futem në internet, futet vajza ime në internet dhe thotë baba shiko se kjo thotë se nata ime kushton kaq lekë, 250 mijë euro, si mund të përplasem unë, çfarë përgjigje mund t’i jap unë fëmijës tim apo çdo prind tjetër për modelin që shet ti more zotëri. Media është e mbushur me eskorta që shkojnë në Dubai.

”, deklaroi Aliaj. /Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!