Drejtori i Medresesë së Tiranës Ali Zaimi deklaroi në “Log.” në ABC se besimi është lidhja e njerëzve me Zotin ndërsa feja është mënyra si e praktikon atë besim. Ai u shpreh se për sa kohë njerëzimi do të ketë nevojë për fenë ajo do të vazhdojë ta ruajë ndikimin e saj.
“Fetë që flasim ne janë universale dhe nuk është çështja e traditës. Çështja e besimit është lidhja e njeriut me zotin ndërsa çështja e fesë është mënyra si e praktikon.
Besimi në fund të fundit është lidhja e besimit me zotin. Nëse gjejmë rrugët e bashkëpunimit nuk ka asnjë problem. Edhe fryrja e numrave nuk vlen sepse fetë kanë çështje të pandryshueshme.
Sa të ketë nevojë njerëzimi për fenë, ajo e do e ruajë ndikimin e vet. Ajo që na komplekson është kur mund të ketë raste të veçanta kur ka grupe të persekutuara. Myslimanët e shikojmë si është gjendja e tyre e sotme sot. Gjykohen për faje te perandorisë osmane”, deklaroi Zaimi.
Ai deklaroi se shqiptarët ndërtuan kisha dhe xhamia të cilat u prishën nga komunizmi, duke nënvizuar që ajo që zgjedh të besosh ka të bëjë me bindjen personale të një individi.
“Shqiptarët ndërtuan kisha dhe xhamia dhe komunizmi i prishi. Shqiptarët i ndërtuan vetë këto. Si pretendojmë tani që këta njerëz nuk ishin besimtarë. Ndërsa pas viteve 90 janë pasojat që la komunizmi. Është çështje bindje. Problemi është te mungesa e njohjes. Është edhe pjesa e traditës së gabuar. Vetëm njohja e zgjidh edhe çështja. Ajo që zgjedh ka të bëjë me bindjen personale të njeriut”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al