Ali Ahmeti: “Open Ballkan” nuk është ripushtim i Kosovës, gjërat të merren me gjakftohtësi

schedule18:40 - 13 Gusht, 2021

schedule 18:40 - 13 Gusht, 2021

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me nismën “Open Balkan”.

Në një intervistë për KosovaPress ai ka thënë se Kosova duhet të shohë interesin e saj personal dhe se kjo iniciativë nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë,” është shprehur Ahmeti.