Ali Ahmeti në “Byro Politike”: Ekzistenca e shumë partive na ka dobësuar

schedule21:20 - 6 Maj, 2019

schedule 21:20 - 6 Maj, 2019

Mbrëmjen e sotme, “Byro Politike” i ka kushtuar vëmendje zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një nga zhvillimet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut ku një pjesë e mirë e popullatës atje, përbëhet edhe nga shqiptarët.

Duket se vota e shqiptare edhe në këto zgjedhje ka qenë vendimtare. Sipas rezultateve në këto zgjedhje, Presidenti i ri i Maqedonisë do të jetë Stevo Pendarovski i konsideruar si kandidati proeuropian.

Cfarë do të sjellë presidenca e Pendarovskit për komunitetin shqiptar?

Të ftuar për të komentuar në studio me Juli Xhokaxhi, në lidhje me këtë çështje, kanë qenë njohës të mirë të çështjeve të rajonit sic janë:

Lisien Bashkurti, diplomat e studiues,

Agim Nesho, diplomat,

Arben Ceku ish-ambasador në Maqedoni,

Ilir Kalemaj, politolog dhe ekspert i cështjeve të marrdhënieve ndërkombëtare.

Juli Xhokaxhi, drejtuesja e emisionit i ka pyetur të ftuarit nëse Pendarovski do të bënte diçka për faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Në lidhje me këtë pyetje ata ishin në të njëjtën linjë:

Për të vlerësuar pritshmëritë e Pendarovskit duhet të shohim sa kompetenca ka, figura europianiste e tij do jetë në favor të Maqedonisë së Veriut. Këtë herë që pati votën e shqiptarëve u zgjodh president ndërsa në zgjedhjet e kaluara prej faktorit shqiptar nuk arriti dot fitoren. Fitoren më të madhe ja ka dhënë komuniteti shqiptar e sidomos Ali Ahmeti. Presdienca e Pendarovskit do jetë relaksuese dhe me perspektivë për vendin“, u përgjigj Ceku.

Ndërsa diplomati Bashkurti u përgjigj:

“Shpresojmë që të jenë luajal me kushtetutën dhe jo si paraardhësit e tij sidomos Ivanov. Backgraundi i presidentit të sapozgjedhur do të ndikojë në relaksimin e situatës në Maqedoni. Është i pari president që zgjidhet nga një votë multietnike“.

Sigurisht kemi mbyllje të ciklit të integrimit. Me zgjedhjen e presidentit të ri, nga formimi i tij, perspektiva e Maqedonisë do të jetë premtuese. Kur interesat qytetare prevalojnë atëherë edhe proceset e tjera do të evolojnë”, theksoi diplomati Agim Nesho.

Për politologun Kalemaj, Pendarovski nuk është kandidatura perfekte:

Patjetër shihet me optimizëm jo se është perfekt por kandidatura më e mirë e mundshme. Deri tani Maqedonia ka qenë e ngrirë për sa i përket integrimit. Presidenti i ri është figurë mjaft e mirë, vjen me eksperiencën e duhur akademike”, u shpreh ai.

Në lidhje direkte për Byro Politike ka qenë dhe Ali Ahmeti, kreu i BDI. Ahmeti është një nga politikanët më influent në Maqedoninë e Veriut. Juli Xhokaxhi e ka pyetur Ahmetin se nëse ka patur kushte për kalim të votave në këto zgjedhje presidenciale. Ahmeti ka mohuar këtë fakt duke theksuar se:

Nuk jam tregtar politik, asnjëherë nuk kam bërë marrëveshje kushtëzuese por gjithmonë kam qenë me parime. Mua dhe shqiptarëve na ka rezultuar shumë më mirë kjo formë se sa të merremi me vogëlsira të tipit “na vota-merr vota”. Sa u takon të drejtave të shqiptarëve, presidentin e kushtëzon Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, ai ka detyrim për zbatim me përpikmëri të atij dokumenti të rëndësishëm. Presidenti në ikje që ne nuk e kemi pranuar si të tillë, na ka vënë përpara shumë vështirësive sic ishte dhe ligji për vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, por edhe atë e kaluam sepse e risollëm për votim dhe tashmë është botuar në fletoren zyrtare. Tashmë shqipja është gjuhë zyrtare. Ka dhe të tjerë ligje që Ivanov nuk ka hedhur firmën e tij për sa i përket kërkesave të shqiptarëve por që jam i bindur se nuk kanë për tu përsëritur nga Pendarovski. Nuk besoj që do të kemi vështirësi në komunikim apo dhe për zbatim të normave të parashikuara në kushtetutë”.

Ahmeti ka dhënë opinionin e tij në lidhje me deklaratën e Siljanovska ditën e sotme ku është shprehur se:

“Këto janë ide arkakike të së kaluarës, por sigurisht në çdo cikël zgjedhor ka të dëshpëruar dhe të gëzuar, në këtë rast ka patur përplasje të koncepteve. Ne kemi vendosur standarte, të cilat na afrojnë shumë me integrimin në bashkimin europian. Duhet të japim prova që interesat madhore të na bashkojnë. Koha dëshmoi që Ivanov nuk ishte i duhuri dhe që ne kishim të drejtë. Të tjerat janë vec fjalë”.

Një nga pikat më interesante të bisedës natën e sotme në Byro Politike ishte dhe deklarata e Ahmetit për problematikat e partive shqiptare në Maqedoni. Ai ka theksuar se nuk është e nevojshme që komuniteti shqiptar atje të përfaqësohet nga kaq shumë parti. Për Ahmetin kjo e dobëson faktorin shqiptar dhe e bën të parëndësishëm.

Ekzistenca e shumë partive i dobëson shqiptarët dhe i bën të parëndësishëm. Unë kam bërë thirrje, për të qenë bashkë, mirëpo nuk kanë arritur të bëheshin bashkë të gjitha partitë dhe nuk kanë treguar shumë seriozitet. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për më shumë se 1 apo dy parti, mirëpo kjo është demokracia. Ky organizim partish mes shqiptarëve u ka sjellë dëm shqiptarëve, në këto zgjedhje shqiptarët humbën 10 mandate, jam i keqardhur për këtë”, deklaroi Ahmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!