Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ndodhet në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ky tubim masiv ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, të cilët kërkojnë “drejtësi” dhe jo proces politik ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Tubimit madhështor në Prishtinë iu bashkua presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i PDK, Bedri Hamza, djali i ish-presidenti Hashim Thaçi, kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.
/abcnews.al/


