Algjeria propozon rezolutën e OKB-së për ndalimin e ofensivës në Rafah

schedule15:15 - 29 Maj, 2024

schedule 15:15 - 29 Maj, 2024

Algjeria ka propozuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ndalimin ofensivës ushtarake në jug të Rafah.

Projekt-rezoluta kërkon gjithashtu që të respektohet armëpushimi nga të gjitha palët. Disa diplomatë thanë se shpresonin për një votim të shpejtë, madje që të mërkurën, raporton AP.

Sipas AP, drafti kërkon dakordësi me rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit që bëjnë thirrje për hapjen e të gjitha pikave kufitare dhe akses humanitar për 2.3 milionë banorët e Gazës që kanë nevojë dëshpërimisht për ushqim dhe ndihmë të tjera.

Drafti dënon atë që e quan “shënjestrimin pa dallim të civilëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, dhe infrastrukturën civile” dhe përsërit kërkesën e këshillit që të gjitha palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar që kërkon mbrojtjen e civilëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!