U kthye në një makth. Një skuadër e shquar e Afrikës si Algjeria u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të këtij kontinenti, veçse u desh të vuante për 120 minuta.
Algjerianët nuk e pati të lehtë ta prisnin “biletën”, pasi Republika Demokratike e Kongos rezistoi fort, ndonëse ishte tërësisht inferiore.
E gjithë përballja ishte një duel mes sulmues të “berberëve” dhe mbrojtjes kongoleze, ndërsa fati i saj u vendos nga goli i shënuar nga Adil Bulbina në minutën e parafundit shtesë.
Trajneri Vladimir Petkoviç, që dikur ka drejtuar Lacion në Itali, deklaroi më pas se gjithçka ishte e merituar, pasi sipas tij u dominuan dy të tretat e ndeshjes.
Algjerianët do të luajnë në katërshe ndaj Nigerisë, në një përballje shumë të fortë, ndërsa shpresojnë të fitojnë titullin e dytë në gjashtë vitet e fundit.
Shumë më e lehtë për Bregun e Fildishtë. “Elefantët” shkatërruan 3-0 Burkina Fason, në një sfidë ku vendosi talenti më i madh i tyre.
6Tri herë fituesit e titullit dhe kampionët në fuqi të kontinentit, ia dolën me golat e shënuar Amad Dialo në 20’, Diomande në 32’ dhe Ture tre minuta para fundit.
Ky cilësohej një derbi dhe prandaj pritej të ishte më I vështirë, por skuadra e trajnerit Emerse Faje, zgjidhi gjithçka në vetëm gjysmë ore lojë.
Dueli çerekfinal pritet të jetë një spektakël I vërtetë, dhe një duel filozofish të ndryshme futbolli, pasi përballë “elefantëve” të Afrikës do të jetë Egjipti I superyllit Mohamed Salah, shtatë herë fitues I turneut


