Algjeria gati të furnizojë Bashkimin Evropian me gaz

schedule02:31 - 1 Mars, 2022

schedule 02:31 - 1 Mars, 2022

Firma shtetërore algjeriane e naftës dhe gazit është gati të furnizojë Bashkimin Evropian me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë. Kjo është në rast të rënies së furnizimit me gaz për shkak të pushtimit rus të Ukrainës raporton “BBC”. Drejtuesi i Sonatrach Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.

Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Evropë. SHBA kishte kontaktuar Algjerinë dhe vendet e tjera për alternativa të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Evropë.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!