Me formën e treguar këtë sezon, Erling Haaland e ka afirmuar veten si një sulmuesit më të mirë në Botë. Në një intervistë, babai i tij Alf-Inge Haaland ka folur për të ardhmen e sulmuesit, ku nuk përjashtoi asnjë nga kampionatet më të mira në Evropë.
“Erling është i lumutur te Manchester City, ai mund të qëndrojë aty 15 vjet, sepse është një klub i madh, por ideja ime është që ai dëshiron të tregojë se mund të fitojë kudo. Ai e ka aftësin dhe mund ta bëjë këtë”,- është shprehur babai i sulmuesit norvegjez.
Serie A, La Liga, Ligue 1, por dhe një rikthim në Bundesliga janë në “planet” e sulmuesit norvegjes, në një kronologji perfektë kohore.
“Ai mund të qëndrojë për tre vjet në Premier League pastaj të shkojë në Itali, Spanjë dhe Francë. Asgjë nuk është vendosur, por sigurisht që është një mundësi sepse Erling është i aftë të jetë fitues në çdo ekip”,- ka vazhduar në fjalët e tij, Alf-Inge Haaland.
Në “dollapin” e tij të trofeve momentalisht ndodhen një kampionat dhe një kupë me Salzburgun në Austri, një kupë në Gjermani me Dortmundin dhe këtë sezon do të tentojë të fitojë dhe kampionatin me Manchester City, ku deri më tani “përbindëshi” i sulmit të “citizens” ka arritur të shënojë 18 herë në vetëm 13 paraqitje, duke kaluar kështu çdo parashikim. /i.m /abcnews.al