Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e përdorur dikur nga agjentët sekretë në kohën e Bashkimit Sovjektik.
Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.net, i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, tha për The Times se ai besonte se autoritetet ruse e kanë lënë Navalny në temperatura shumë të ulëta, -27 gradë Celsius, përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.
Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik ku vdiq Navalny, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e përdorur dikur.
Njerëzit e Navalny nuk i kanë komentuar akuzat dhe gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara.
E gjithë kjo vjen pasi gjykata në qytetin Salekhard, qyteti ku supozohet se u mor trupi i Navalny pas vdekjes së tij, tha se do të shqyrtonte kërkesën e nënës së tij që trupi i tij t’i dorëzohej më 4 mars.
/abcnews.al