Alexei Navalny: Lufta përdoret për të mbuluar korrupsionin e Putinit

schedule22:40 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:40 - 24 Shkurt, 2022

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka akuzuar Vladimir Putinin se ka përdorur pushtimin e Rusisë për të mbuluar korrupsionin, raporton BBC News.

Në një video të publikuar nga gazeta Dozhd, Navalny dëgjohet duke u shprehur kundër pushtimit të Ukrainës.

Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet që i janë bërë qytetarëve ruse, për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, dëgjohet të thotë Alexei Navalny i veshur me uniformën e burgut.

Navalny është burgosur për më shumë se një vit për akuza të vjetra mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini. Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale për akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!