Alexei Navalny konfirmon takimin me Merkel në spital: I jam mirënjohës

schedule13:42 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:42 - 28 Shtator, 2020

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka konfirmuar sot se Kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi në spital në Berlim, ku mori trajtim për shkak të helmimit.

Lajmi i takimit të tij ka të ngjarë të shqetësojë Moskën, e cila hedh poshtë gjetjet nga ekspertët gjermanë, francezë dhe suedezë se kritiku i Kremlinit u helmua me një agjent nervor në Rusi muajin e kaluar

Moska ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Berlinin për pretendimin se nuk ka ndarë informacione rreth çështjes me të.

Duke konfirmuar një artikull në revistën gjermane Der Spiegel, Navalny shkroi në Twitter se ishte “një takim privat dhe diskutim me familjen. I jam mirënjohëse Kancelares Merkel që më vizitoi në spital,” shkroi Navalny.

Nga ana tjetër,  Stephen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane, konfirmoi vizitën e Merkel, duke thënë se nuk ishte një takim “sekret”, siç shkruajti Der Spiegel, por “privat”.

Ngjarja me Navalny ka tensionuar më tej marrëdhëniet midis Moskës dhe një numri të vendeve perëndimore. g.v/abcnews.al