Alexei Navalny i sekuestrohet banesa dhe llogaritë bankare

schedule20:53 - 24 Shtator, 2020

schedule 20:53 - 24 Shtator, 2020

Liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny i janë bllokuar llogaritë bankare pas një urdhri gjykate, thotë zëdhënësi i tij. Një ditë më parë ai doli nga spital ku po trajtohej për helmim nga agjenti nervor Novichok.

Ata sekuestruan pasuritë dhe banesën e një personi i cili ishte në koma”, tha Kira Yarmysh.

Ekipi i tij akuzon Presidentin Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit, diçka që Kremlini e mohon me forcë.

Figura kryesore e opozitës dhe kritiku i zëshëm i Putinit u sëmur në një fluturim në Siberi më 20 gusht dhe më vonë u transferua në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman Berlin për mjekim.

Zonja Yarmysh tha se zyrtarët kishin sekuestruar pasuritë e aktivistit të opozitës në 27 gusht, duke përfshirë apartamentin e tij me tre dhoma gjumi në jug-lindje të kryeqytetit rus, Moskë.

“Do të thotë që banesa nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet”, tha  Yarmysh në një video të postuar në Twitter/ g.v/abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!