Alexei Navalny arrestohet sapo zbret në aeroportin e Moskës

schedule19:23 - 17 Janar, 2021

schedule 19:23 - 17 Janar, 2021

Alexei Navalny u arrestua siç pritej sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Moskës.

Sipas reporterëve në bordin e avionit që u ngrit nga Berlini, piloti fillimisht raportoi një vonesë në ulje prej 30 minutash për shkak të një “problemi teknik”.

Ai më pas njoftoi se avioni do të ulej në aeroportin Sheremetyevo, dhe jo në aeroportin Vnukovo, ku Alexei Navalny u prit nga mbështetësit e tij dhe forcat speciale të policisë.

Policia ruse arrestoi aleatët e kritikut të Kremlinit në aeroportin Vnukovo të Moskës ndërsa ata prisnin që ai të mbërrinte sot ndërsa fluturonte me avion nga Gjermania.

Më herë gjatë kësaj jave, u zbulua se Navalny ishte vendosur në një listë të personave të kërkuar në Rusi.

Aktivisti akuzohet për shkelje të kushteve të provës së tij. Në vitin 2014, ai mori një dënim tre vjet e gjysmë të pezulluar për përvetësimin e 30 milion rubla (400,000 dollarë) nga dy firma, njëra prej tyre ishte marka franceze e kozmetikës, Yves Rocher. Dënimi i tij u pezullua për pesë vjet, dhe pritej të skadonte më 30 dhjetor 2020.

Më 28 dhjetor, Shërbimi Federal i Burgjeve thirri Navalny në një zyrë prove në Moskë, ku ai do të kontrollohej rregullisht për shkak të kushteve të dënimit të tij. Por ai ishte  Gjermani dhe nuk mori pjesë në mbledhje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!