Alex Sandro shprehu mendimin e tij për gjyqin e Juves ku klubi bardhezi kërkon kthimin e 15 pikëve.
“Aty po punojnë avokatët dhe klubi, ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen, duhet të luajmë më të mirën dhe të kalojmë. Shpresojmë të arrijmë t’i kthejmë ato 15 pikë në ligë, por tani po mendojmë për Sportingun dhe Ligën e Evropës.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Juventusit pritet t’i rikthehen 15 pikët e hequra. /G.D abcnews.al/