Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.
Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror – RTS.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Qeverinë e Serbisë në lidhje me emërimin e Vulinit, por nuk mori ende përgjigje.