Aleksandër Dumas dhe Ali Pashë Tepelena, filmi i ri “Konti i Monte Kristos” fenomen në të gjithë Francën

schedule09:40 - 25 Korrik, 2024

schedule 09:40 - 25 Korrik, 2024

Shkrimtarja Mimoza Kuchly në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për filmin e ri të “Konti i Monte Kristo-s”, i cili është kthyer në një fenomen në Francë.

Ajo tha se ky film është një ndër realizimet më të bukura të prodhimtarisë franceze, ku theksoi dashuria triumfon ndaj hakmarrjes në film.

Është një ndër realizimet më të bukura të prodhimtarisë franceze. Ky film është i veçantë pasi del në pah më shumë figura e Ali Pashë Tepelenës. Ndryshe është se në fund, edhe pse e vendos figurën e vajzës së Ali Pashës… dashuria triumfon. Dashuria e vrau hakmarrjen. Në fakt Ali Pashë Tepelena nuk kishte vajzë, por është e trilluar në film.

Kur vizitova shtëpinë të Aleksandër Duma kishte të rinj që flisnin për jetën e tij. Kishte disa që i dinin, por edhe disa që nuk kishin informacion. Me daljen e filmit kanë shpërthyer dhe shitjet e librave.

Të besoj ikjen vjedhurazi të Ali Pashë Tepelenës duhet që pikë së pari të mohosh ekzistencën e tij, së dyti nuk ka ekzistuar me pushtetin e tij për ballë Evropës dhe e treta të hidhen poshtë 2 shekuj ku është studiuar dhe kërkuar mbi të.

Ali Pashë Tepelenës ju pre koka në shkallët e Sarajevës të Janinës.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al