Aleksander Ceferin në qendër të një hetimi, ndërlikohet rruga drejt një mandati të tretë

schedule23:42 - 21 Nëntor, 2022

schedule 23:42 - 21 Nëntor, 2022

Rruga drejt një mandati të tretë në krye të UEFA-s për presidentin Aleksander Ceferin mund të jetë shumë më e ndërlikuar nga sa pritej.

Udhëheqësi slloven thuhet se është i lidhur me një hetim korrupsioni në vendin e tij të lindjes. Sipas informacioneve të medias investigative italiane Domani, ai është objekt i një hetimi për pagesën e pretenduar të 390 mijë eurove për nënkontraktimin e punimeve hekurudhore, në fillim të viteve 2000.

Dokumentet e zbuluara gjatë gjykimit dhe hetimit tregojnë se kjo tarifë prej 390,000 € do t’i paguhej firmës së Ceferin për këshilla të ofruara për kompaninë kombëtare të hekurudhave të Sllovenisë. Kjo shumë në fjalë do të mbetej e padeklaruar dhe sekrete.

Kjo është arsyeja që atëherë gjithçka do të ishte sajuar për të kaluar paratë përmes një kompanie në një mënyrë pak a shumë të qartë. Përfshirja në këtë rast mund të rrezikojë seriozisht rizgjedhjen e Ceferin si President i UEFA-s, gjë që për momentin duket të jetë e sigurt. /G.D abcnews.al/