Kreu i Ballit Kombëtar, aleati i Berishës në ne koalicionin opozitar per zgjedhjet e 11 majit Adriatik Alimadhi është vënë nën hetim nga policia.
Alimadhi u shoqerua mbremjen e se premtes ne polici pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka fyer efektivët e policise gjatë një operacioni për kontrollin e lojërave të fatit në një lokal në Tiranë
Policia sqaron se po ushtronte kontrill pas informacionit se në një lokal ne rrugën e dibrës ushtrohej veprimtaria e paligjshme e basteve sportive online.
Por Adriatik Alimadhi ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht efektivët dhe ka tentuar të largohet nga lokali, pavarësisht urdhrit te policise për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedures se verifikimit dhe kontrollit.
Ne pamjet e kameres se sigurise se lokalit duket momenti kur efektivët fillimisht diskutojnë dhe mundohen ta bindin alimadhin por ky i fundit i ka fyer efektivët duke mos pranuar ti bindej urdhërit.
Pas kesaj perplajseje me policine, aleati i Berishes Adriatik Alimadhi po hetohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” ndërsa AMP ka nisur verifikimet në lidhje me reagimin e efektivëve pas pretendimeve të Alimadhit.
/abcnews.al/