Aleanca padi në SPAK kundër Margaritit: Arrogante, ktheni truallin e Teatrit

schedule11:20 - 30 Korrik, 2021

schedule 11:20 - 30 Korrik, 2021

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një padi në SPAK kundër ministres së Kulturës Elva Margariti.

Aleanca e akuzon Margaritin së pari për propozimin e kalimit të pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga ministria te bashkia, që më pas u shpall anti-kushtetues dhe sipas grupit të artistëve, tashmë duhet që të mbajë përgjegjësi, por edhe për sjelljen sipas tyre, arrogante, pasi mbylli dyert e institucionit që drejtonte në datë 28 korrik duke mos i pritur për të dorëzuar kërkesën për kthimin e pronës nga pushteti vendor te qendrori.

Kallezimi i Aleances per Mbrojtjen e Teatrit kunder ministres se Kultures ne SPAK

Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese (lexo këtu) e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtuan institucionit që drejtohet nga Elva Margariti.

Mes tyre, Neritan Liçaj, vëllezërit Budina dhe artistë të tjerë përmes një kërkesë i kërkuan ministrisë së Kulturës që nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të teatrit nga bashkia te ministria. Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë ndërtimin e godinës sikur ishte, aty ku ishte./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!