Aleanca për Teatrin “çon” në SPAK ambasadorin Luigi Sorecën

schedule14:31 - 12 Korrik, 2021

schedule 14:31 - 12 Korrik, 2021

Për të depozituar një tjetër kallëzim penal,Alenca për mbrojtjen e teatrit, u paraqit në SPAK për të dymbëdhjetën herë.

Përfaqësuesja ligjore e aleancës, Adriana Kalaja, deklaroi se ashtu si kishte paralajmëruar më herët,  akuza  për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” i drejtohet ambasadorit të Bashkimit Europian,Luigi Soreca.

“Është e disata herë që ky ambasar cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor për të mos shkuar më larg keni parë thirrjen e ambasadorit për ankimin ndaj prokurores së Tiranës,ka thënë Kalaja.

Sipas aleancës për teatrin, pikërisht në ditën kur zhvillohej seanca për teatrin Kombëtar, më 16 qershor, ambasadori Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës Vitore Tusha, takim ky i cili nuk është bërë publik.

“Kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, të hapë kamerat ….SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”, wshtw shprehur ndwr tw tjera ajo.

Më herët në një reagim publik, Delegacioni i Bashkimit Europian ka mohuar këto akuza, por ka pranuar takimin mes ambasadorit Soreca dhe Vitore Tushës ndërkohë që ka sqaruar se takimi nuk ka patur lidhje me çështjen e teatrit.

Më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave për ti kaluar Bashkisë së Tiranës, pronësinë e teatrit si dhe shfuqizoi gjithashtu kontratën për realizimin e godinës së re, duke argumentuar se ato janë të papajtueshme me Kushtetutën.

Por ndërkohë Gjykata la në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës, të cilin e bazoi në akt –ekspertizën e hartuar nga Instituti i ndërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!