Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, tjetër kallzim penal, Goci: Do të vijojmë me denoncimet

schedule11:37 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:37 - 8 Qershor, 2020

Aleanca Për Mbrotjen e Teatrit këtë të hënë ka dërguar në prokurori në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke e çuar në 5 deri më tani numrin e kallëzimeve penale.

Aktivisti Ervin Goci në fjalën e tij është shprehur se ato nuk do të ndalen dhe do të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë fajtorët.

Gjithaçka ka ndodhur për 10 minuta nuk eksistojnë instucionet dhe agjensitë, secili që ka hedhur firmën duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe jo të fshihen pas kostumit të shefave apo pas interpretimeve ligjore të vakëta. Ne jemi të qartë se këtu ka pasur shkelje IMT ka bërë shkelje, që këshilli Bashkiak dhe teknik kanë bërë shkelje pasi kanë dhënë lejë ndërtimi atje ku nuk i takon pasi Teatri i përket KKT dhe ska lidhje bashkia, janë bërë një gamë e gjerë shkeljesh dhe ne po i denoncojmë herë pas here. Denoncim i radhës do të jetë rekuizita që këto qaheshin dhe dilnin herë pas here dhe thonin se nuk jua jepnin, ato e varrosën këtë”, është shprehur Goci.

Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj është shprehur se me këtë kallzim ato kanë plotësuar të gjithë pazëllën e përgjegjësve që janë përfshirë në këtë aferë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!