Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në ambasadën e SHBA: Presim një reagim për 17 Majin

schedule10:58 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:58 - 21 Korrik, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot provat dhe materialet filmike të 17 Majit në zyrën e delegacionit europian në Tiranë si dhe në ambasadën amerikane.

Aktori Robert Budina u shpreh se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada e SHBA në Tiranë lidhur me çështjen e Teatrit.

Ai deklaroi se se presin që SHBA të japë një shembull se çështjet e drejtësisë dhe demoracinë në vendin tonë kanë filluar të lëvizin.

“Ne e dorëzuam fizikisht dokumentacionin përfaqësuesve të delegacionit europian. Tani po shkojmë edhe te ambasada amerikane për të njëjtën procedurë që ata të reagojnë për çështjen e Teatrit. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë reagim.

Është detyra jonë t’i informojnë. Kryeministri po bllokon Reformën në Drejtësi sepse çështja e Teatrit është shumë e nxehtë. Janë bërë gjashtë kallëzime për korrupsionin. Në filmime duken qartë që janë shumë të rënda. Nuk na ngelet gjë tjetër.

Nuk duket drita e zgjidhjes se si do të fillojë. Duket sikur e gjitha është një lojë politike. Ambasada amerikane nga informacionet e mia ka dhënë 80 mln euro për Reformën në Drejtësi. Duhet të mbanin të paktën një reagim, ndërsa delegacioni europian ka bërë një reagim të vakët.

Ndaj dhe ne po shkojmë t’i tregojmë fizikisht që jemi të interesuar për demokracinë në vendin tonë. Duhet të na japin një shembull se çështjet në Shqipëri kanë filluar të lëvizin”, u shpreh Budina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!