Popullariteti i Presidentit rus Vladimir Putin aktualisht ka rënë në 33 për qind. Për këtë arsye shtriga nga e gjithë Rusia janë mbledhur me ritualet e tyre për të transmetuar energji pozitive për liderin e Kremlinit.
Shtrigat e Rusisë u mblodhën në Moskë për një takim me qëllim rritjen e popullaritetit të presidentit Vladimir Putin, i cili aktualisht ka rënë në 33 për qind. Qëllimi i shtrigave ishte furnizimi i liderit rus me energji positive duke favorizuar në këtë mënyrë dhe përforcimin e shtetit. Në Rusi me dhjetëra gra e quajnë veteb shtriga, duke ushtruar profesionin e çuditshëm e madje duke shkruar dhe libra. Organizatorja e këtij takimi shtriga Aliona Poliň, akuzon opozitën se ka përkeqësuar popullaritetin e Putin pasi hedh baltë mbi presidentin rus, duke postuar video denigruese në YouTube. Sipas super shtrigës,veprime të tilla duhet të ndalohen me ligj. Ndërkohë Aliona Poliň është e bindur se pas këtij takimi, Putin është ngarkuar tashmë me energji pozitive. /abcnews.al