Aldo Serena është një nga ata futbollistë që ka luajtur me tre gjigantët e Serie A, Juventus, Milan dhe Inter. Ish-sulmuesi ka dhënë një intervistë së fundmi dhe flet për impaktin që Vlahovic ka pasur te bardhezinjtë.
“Juventusi ka ndryshuar shumë me Vlahovic. Ai është një lojtar që krijon mundësi për veten e tij dhe mund të jetë i rrezikshëm që në mes të fushës. Gjithashtu ka ndikim psikologjik, pasi nëse e di që është në fushë ai herët apo vonë do të shënojë”, shprehet Serena.
“Më mirë 80 për Vlahovic apo 100 milionë euro për CR7?”, ishte pyetja provokuese që “Tuttosport” i ka bërë ish-sulmuesit dhe ai nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Ndoshta më mirë për Vlahovic, pasi është 22 vjeç dhe mund të japë një kontribut për shumë vite. Ronaldo kur erdhi e kishte një farë moshe.
Pavarësisht se shënoi shumë, ishte vendimtar dhe një profesionist i madh, është e pamohueshme që ai kishte filluar fazën e parë drejt fundit të karrierës”, deklaron Aldo Serena. / abcnews.al