ALBSIG dëmshpërblim në kohë rekord në Tiranë/ Jep 2.4 milionë euro për fabrikën e bojrave që u dogj

schedule15:46 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:46 - 30 Tetor, 2023

Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojrave ‘Deutsch Color’, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria Albsig, pjesë e Kastrati Group.

Menjëherë u aktivizuan mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të demit financiar, i cili këtë herë theu rekord për kohën, cilësinë e dëmshpërblimit dhe shumën e lartë  prej 2.4 milionë euro.

Por cilat ishin etapat nëpër të cilat kaloi ky proces. Albsig, pjesë e Kastrati Group, veproi shumë shpejt, duke paguar dëmshpërblimin e plotë në vlerën 2.4 milionë euro, tregon zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Kastrati.

Ky dëmshpërblim u krye edhe në saj të bashkëpunimit me gjigandin e risigurimit në botë Hanover Re, për të cilin flet zv. Drejtori i Shoqërisë Albsig, z. Plarent Hamzaj.

Albsig, pjesë e Kastrati Group, është Shoqëria Nr. 1 për dëmshpërblimet në vend duke  e bërë kështu lider në industrinë e sigurimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!