Covid-19 godet sektorin e naftës në Shqipëi. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar gjatë fjalës së saj në Kuvend se Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol ka vendosur ndërpresë nxjerrjen e naftës për shkak se çmimi i naftës ka arritur në vlera negative.
Ajo gjithashtu njoftoi se 790 punonjës të rafinerisë së Ballshit kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.
LEXO EDHE: Propozimi i Ilir Beqajt: Familjeve të varfra t’u mundësohet akses në internet
“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë së Ballshit është realizuar. Mbi 790 punonjës kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh.
Një çështje tjetër e cila ka të bëjë me sektorin e naftës është edhe situata e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. E gjendur në një situatë të vështirë pasi në këto momente nafta ka aqrritur çmimin më të ulët shpesh herë edhe negativ ne kemi vendosur që puset tona të mos jenë më operative. Është penalizuar procesi i strukturimit të nisur prej disa muajsh”, tha Balluku./abcnews.al