Albin Kurti në Gjirokastër, bën homazhe te busti i Çerçiz Topullit

schedule10:26 - 4 Mars, 2021

schedule 10:26 - 4 Mars, 2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje  dhe kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti, në vizitën e tij tre ditore në Shqipëri këtë të enjte është ndalur sot në qytetin e Gjirokastrës, në mbështetje të kandidatit për deputet të VV Kreshnik Merxhani.

Kurti bahskë me Merxxhanin ka vendosur kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit.

Gjithashtu kreu i VV  ndaloi edhe para memorialit të personaliteteve më të shquar të qytetit, midis tyre edhe Musine Kokalari.

Më herët ai ka qenë në qytetin e Lezhës dhe Tiranës në mbështetje të kandidatëve, Iljaz Shehu dhe Boiken Abazi./abcnews.al