Sulmuesi me origjine shqiptare i cili luan në kampionatin zviceran me skuadrën emblemë të futbollit vendas, Basel është shumë pranë hedhjes së hapit më të madh në karrierë. Mediat britanike zbulojnë se sulmuesi premtues është pranë kalimit tek skuadra e Uest Hem. Klubi londinez ka gjetur akordin me Basel për shumën e 8 mln paund dhe tashmë pritet vetëm përgjigja e 22 vjeçarit. Sezoni i kaluar ishte ndër më të mirët për Ajetin i cili realizoi 15 gola ne 35 ndeshje. Futbollisti shqiptar është titullar tek skuadra zvicerane prej dy sezonesh ndërkohë që nga viti 2018 është grumbulluar rregullisht edhe me përfaqësuesen e Zvicrës. Skuadra e Premier Leagues angleze është e interesuar për një sulmues premtues pas largimit të Andy Carroll dhe tek Ajeti shohin një garanci për të ardhmen./ABC News Albania 24/7
Albian Ajeti pranë kalimit tek skuadra angleze
schedule14:45 - 7 Gusht, 2019
schedule 14:45 - 7 Gusht, 2019