Tema e kësaj të shtune për kërcimet e fëmijëve të Dance Reality Show”T’ka mami yll” është imitimi i personazheve të njohur. Një nga konkurrentet e skuadrës blu, Sindi imitoi këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata, duke elektrizuar skenën. Kjo bëri që edhe komentet e jurisë të ishin shumë pozitive.
Madje, në një moment koreografi Albi Nako zbuloi se një pjesë nga perfomanca ja kishte dërguar këngëtares dhe kjo e fundit ishte surprizuar.
“Numri i Elvanës është i arrirë. Ja çova si sekuencë Elvanës dje a pardje dhe kur pa tha:’Uau, fiks si unë kur isha e vogël”, u shpreh ai.
/abcnews.al/