Albi Mall Superliga/ Zhgënjejnë Ballkani e Llapi, Drilon Hazrollaj shkëlqen me një tjetër dopietë

schedule17:56 - 13 Mars, 2024

schedule 17:56 - 13 Mars, 2024

Ballkani ka zhgënjyer sërish në elitën e futbollit të Kosovës, teksa kësaj radhe kampionët e Albi Mall Superliga janë mundur në transfertën e Fushë Kosovës, me rezultatin e pastër, 2 me 0, ku padyshim “heroi” i kësaj sfide ishte 23-vjeçari malazez, Alden Srijelj, i cili shënoi golat e fitores në mintuat 11’ e 53’ të sfidës.

Dështimin e Ballkanit nuk ka arritur ta shfrytëzojë Llapi, që po ashtu ka pësuar humbje në përballje me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat e ngushtë, 2 me 1, teksa Sërish protagonisti kryesor në fitoren e Malishevës ishte Drilon Hazrollaj, i cili realizoi të dy golat fillimisht në minutën e 28’-të falë një 11-metërshi e më pas në të 48’-tën, ndërsa golin e “nderit” për miqët e shënoi Ahmed Jonuzi, në minutën e 53’-të.

Ndërkaq, fitore para tifozëve të vet ka realizuar Gjilani që e ka mundur Lirinë, me rezultatin e thellë, 3 me 0. Kështu, falë këtyre rezultateve, Ballkani vazhdon të mbetet në krye të renditjes me një diferencë të ngushtë ndaj Llapit prej 1 pike, ndërkohë që Fushë Kosova pas kësaj fitoreje ngjallë shpresat për t’iu shmangur rënies nga elita. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!