Albi Mall Superliga/ Llapi “parakalon” Ballkanin, Drita mund minimalisht Prishtinën

schedule16:16 - 9 Mars, 2024

schedule 16:16 - 9 Mars, 2024

Drita nuk gaboi në fushën e saj teksa mposhti Prishtinën me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 të kampionatit në Kosovë, ku “heroi” i gjilanasve ishte “bomberi”, Blerim Krasniqi me sulmuesin që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61′-të të sfidës.

Goli i ish-lojtarit të Skënderbeut e Teutës në Superiore, mbeti në fuqi deri në fundin e takimit me Dritën, duke i ngjitur këta të fundit në kuotën e 46 pikëve, 2 pikë më pak se Ballkani i vendit të dytë dhe 4 më pak se Llapi i vendit të parë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e 5-të, me 34 pikë.

Nga ana tjetër, Prishtina mban vendin e pestë me 34 pikë. Në ndeshjet e tjera, Dukagjini barazoi pa gola, 0-0 me Fushë-Kosovën ndërsa Llapi mposhti mposhti Gjilanin me shifrat 2-1 dhe u ngjit në krye të klasifikimit për momentin, me Ballkanin që ka një ndeshje më pak. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!