Albanologu grek i arvanitëve, Titos Jochalas: Jam martuar me gjuhën shqipe

schedule16:06 - 11 Tetor, 2022

schedule 16:06 - 11 Tetor, 2022

Ishte moti i largët 1968, kur Titos Jochalas, i ndodhur në Palermo, i dërgon një letër profesor Eqrem Çabejt që “kjo botë shkencore e Shqipërisë, t’u bëhet e njohur grekëve. Prej më shumë se pesë dekadave ai nuk ka reshtur së mbledhuri fjalë, këngë dhe duke zbuluar e gjurmuar të folmen dhe shpirtin e arvanitësve.

Nga Akademia e Shkencave ai deklaroi se është martuar me gjuhën shqipe

Profesor Titos Jochalas bën thirrje për promovimin e kësaj gjuhe, e cila ka mbetur brenda kuadrit shkencor.

Albanologu grek ndoqi traditën më të vyer të albanologjisë dy shekullor në Greqi, duke i bërë shërbime të çmuara shkencës dhe oririgjinës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Kontributi i tij i plotë për arvanitasit do të përmblidhet në katër vëllime. Vepra e pare, “Albanologu i arvanitëve, Atje kam shpirtin tim”, i dijetarit të shqipes Titos Jochalas u prezantua në nder të 80 vjetorit të  anëtarit të nderit të Akademisë  së Shkencave  të Shqipërisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!