“Albania 1 dhe Albania 2 në hapësirë?” Salianji-Ramës: E vetmja gjë që po fluturon është nafta e çmimet e shportës

schedule15:50 - 18 Qershor, 2022

schedule 15:50 - 18 Qershor, 2022

Shqipëria planifikohej të kishte në orbitë dy satelitë që mbanin emrin e saj brenda fillimit të kësaj vere, por kjo gjë nuk ndodhi.

Deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet sot në një postim të tijin në mediat sociale ironizon premtimet e bëra vitin e shkuar nga kreu i qeverisë Edi Rama për satelitët. Salianji thotë se e vetmja gjë që po fluturon në qiell janë në fakt çmimet e shportës dhe nafta.

ERVIN SALIANJI NË FACEBOOK

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!
Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë….” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!