Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Bashkë prej shumë vitesh, artistët i kanë rezistuar kohës dhe kanë treguar se dashuria e vërtetë ekziston. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private në Maldives, ndërsa janë bekuar me një vajzë dhe një djalë.
Ndonëse postimet janë të rralla, ata nuk kanë nguruar asnjëherë t’i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit. Së fundmi, Albani ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël ndaj partneres së tij ku shkruan se “Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur. Të dua”.
Miriami dhe Albani janë përkushtuar gjithë këto kohë në rritjen e fëmijëve të tyre. Përsa i përket karrierës muzikore, Albani erdhi këtë verë me “Parajsa”, kënga e cila e bëri bashkë me Elgit Dodën, ndërkohë Miriam ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, e cila ka qenë inaktive që prej lindjes së djalit. xh.d/abcnews.al