Albana Vokshi te Bulevardi i Ri: Qytetarët jetojnë mes ujërave të zeza

schedule17:38 - 28 Mars, 2021

schedule 17:38 - 28 Mars, 2021

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar se fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë.

Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Albana Vokshit sesi jetojnë mes ujrave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë  rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijne edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.

Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta  për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë,  kush i merr?

Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për  ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre  për alternativën për ndryshim”- tha Albana Vokshi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!