Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.
Vokshi është paditur për shpifje nga biznesmenja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P”. Avokatët e Nushit nuk ishin pajisur me prokurë, ndaj seanca e radhës u caktua më 26 shkurt.
“Në seancën e sotme, dy avokatët e Vilma Nushit nuk ishin paraqitur me prokurë të posaçme. Seanca u shty për në datë 26 shkurt. Albana Vokshi ka deklaruar se do t’i qëndrojë deklaratave që ka bërë në komisionet hetimore dhe do të paraqitet në çdo seancë gjyqësore”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al