Albana Fico te QSUT, Eugena Tomini emërohet në krye të Institutit të Shëndetit Publik

schedule09:53 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:53 - 9 Dhjetor, 2021

Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Instituti të Shëndetit Publik duke zëvendësuar në këtë post Albana Ficon. Tomini është aktualisht zv/ministre e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Një javë më parë Fico u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare duke zëvendësuar Enkelejd Jotin që mori drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!